Uji Dea

Salihu: Qeverisja e kalbur e pushtetit komunal në Gjilan

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Nehat Salihu qytetar dhe aktivist ka bërë një vlerësim për disa projekte të cilat kanë përfunduar ose keq ose nuk janë realizuar fare nga qeverisja komunale.

Postimi i plotë i Nehat Salihut

E, fitoj pushtetin me gënjeshtra të mëdha gjoja se qeverisja e kaluar ka shpenzuar shumë mjete e tash ne do ta qeverisim mirë Gjilanin me duar të pastërta dhe me dijet 4 vjeçare, ku ajo dijet u shndërrua në hiper tension dhe me plogështi duke humbur sasi të mëdha të lëngjeve trupore dhe duke u shfaqur anemik në këto raste.

Mirëpo për 4 vite të qeverisjes së Lutfi Hazirit 2013 -2017 i rehatoj militantët e vet dhe disa prej tyre i beri edhe drejtor si në shkolla ashtu edhe drejtori komunale, ku pastaj drejtorat komunal këta të cilët i kishte ma perqefi u’a bëri gropën pas shpine dhe i vendosi në gjykata që të mjerët ranë kurban dhe ashtu u ofrua festa.

Përpos gjendjes degraduese në këto drejtori (që vetë u doli uji mbi shpin që thonë populli) ku më mirë nuk e ka gjendjen edhe në drejtorin e arsimit ku qe tri vite me ushtrues të detyrës së drejtorëve, por edhe këtu pritet t`i del uji mbi shpin pra me një fjalë nuk shkon kungulli mbi ujë dikur e merr botritisi (kalbëzimi) .

Poashtu nuk është gjendja e mirë në shkollën e bujqësisë ku aty u mbyll objekti të cilin e ndërtoj qeverisja e PDK’së dhe Danida Daneze, u mbyll me faktin se nuk po shkojnë nxënësit, dhe me shpresë se në kompleksin e shkollave do te rritet numri i nxënësve për paralele kjo gjendje ishte edhe ma keq, por qëllimi ka qen që të transferohen nxënësit në kompleks të shkollave të mesme dhe të mbyllet objekti e pastaj ta privatizojnë pjesën prej 10 ha që është në kuadër të shkollës së bujqësisë në Zabel, nga kjo e dëshmon edhe fillimi i rregullimit të shtëpisë së pleqve, sepse Lutfi Hazirit nuk i ka mbet tokë e Komunës e duhet pastaj ngadalë me shit edhe këtë pjesë pra me ngrënë edhe dheun e nëntokës së Gjilanit.

Shkolla ka pasur sipërfaqe edhe 18 /ha tokë është ndarë nga Kryetari Qemajl Mustafa me vendimin e Kuvendit Komunal jashtë rrethojës së telit ku është shkolla me fermë dhe anekset të tjera. Kjo sipërfaqe me ardhjen në pushtet të Lutës u anulua vendimi i kuvendit komunal që ishte pronë e shkollës dhe kaloj në Agjension të privatizimit dhe pastaj u shit.

Kur është fjala për 18 ha tokë jashtë rrethojës së telit qëllimi ishte që ferma që është në kuadër të shkollës të siguron ushqimin për lopët dhe të mbjellë bimë leguminoze për të cilën premtuan Organizata “Danida”, nëse jetë pronë e shkollës e gjithë mekanizimi bujqësorë do të merrej donacion për shkollën, duke filluar nga traktori 100 kë deri te makina e sillazhes dhe makinat të tjera për kositje, terje dhe lidhje të sanës.

Eco Higjiena

Njëashtu gjendja në shkolla është degraduese sidomos në shkollat e qytetit ku ka dërguar militant të vetë. duke angazhuar edhe nëpër borde të ndërmarrjeve publike, kurse në shkolla të fshatit ku ishte i kontraktuar transporti për nxënës të shkollave fillore e ka ndalur me arsyetimin se deri sa të kontraktojmë ofertues të tjerë ku pritet t`i kontraktohet një militant i partisë, pra këtu po rrezikohet jeta e fëmijëve tanë, prej kamionëve të fabrikës dhe veturave të tjera .

Salihu ka ofruar foto ku shihet gjendja jo e mirë e rrugëve nga Gumnishta e epërme në dalje të rrugës së Prishtinës.

Edhe në infrastrukturë apo (si e quan Luta infastuktur ), nuk është gjendja e mirë sidomos në rrugët e qytetit, në rrugën e Ferizajit të cilën e filloj në fushat zgjedhore dhe do ta përfundon në fushat zgjedhore dhe defektet e mëdha në ndërtimin e strukturës së rreth-rrotullimeve, ku janë në rrezik shumë qytetar dhe nxënës që e konfrontojnë atë rrugë prej Livoqit të ulët deri në qendër të qytetit, por edhe në fshatra rrugët të cilat janë shtruar të gjitha kanë filluar të demolohen, sidomos rruga prej liqenit në fshatin Gumnishtë brenda 3 muajve është demoluar në shumë vende është përmbytur nga lymi të cilën e kanë pastruar vetë fshatarët, sepse kompania e cila ka punuar nuk është dal për ta pastruar edhe pse është një kontraktues që e bënë për një vit mbikëqyrjen.

Kur është shtruar rruga nëpër Gumnisht të ulët në vitin 2010 pat filluar demolomi, pas 2 vite të asaj kohe LDK si opozitë kishte shumë vërejtje dhe dezinformata të dhëna, ku i njëjti kontraktues apo ndërmarrje e ka punuar, kurse tash as 3 muaj rrugët e shtruara nga LDK fillojnë demolohen këto janë dëshmi me foto: demolimi, vërshimi dhe riparimi, a thua i ka fajet dieta e madhe së bashku me korrupsionin dhe nepotizmin që ka ky pushtet.

Edhe, Rruga Livoq i ulët në drejtim të qytetit të Gjilanit, rrugë e cila pretendohet të bëhet me katër korsi, por afati i përfundimit të kësaj rruge është dikur në prag të fushatës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme për Gjilanin.

Shumë premtime u dhanë në fushat elektorale në fshatra për ndërtim të rrugëve dhe shkollave e sidomos në fshatin Gumnishtë ishte premtimi për ndërtimin e shkollës së re, por ndërroj mendim ata renovuan shkollën e vjetër sa për ta zhvat një pjesë të mjeteve, premtimi për ndërtimin e 10 shtëpive të njerëzve me ndihma sociale nuk u realizua edhe ndërtimi i disa rrugëve të rendit të dytë, asfaltimi i rrugës kah lagja e kodralive edhe kjo nuk realizua premtuan, por nuk realizuan.

Ish qeverisja e PDK-së jo vetëm që i realizoi transportin e nxënësve të shkollave fillore, por edhe në shkolla të mesme, po ashtu ndërtoi 15 km rrugë të asfaltuar, rrugë të rendit të dytë 15 km dhe shumë projekte të tjera, kështu qytetarët pa menduar mirë votuan dhe i humbën prioritetet dhe të mirat që kishin, por besoj që qytetarët do të vetëdijesohen dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk do të votojnë njerëz të cilët e dëmtojnë Komunën e Gjilanit ka shkruar Nehat Salihu./rajonipress/