ARKATANA

Salihu: Lëvizja VV u dëmtua rëndë në Viti

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Salih Salihu tha se Lëvizja VV! në Viti ishte në prag të fitores, mirëpo manipulimet e ndryshme nga subjektet tjera politike, siç janë blerja dhe imponimi i votës së lirë kanë ndikuar që të na rrëshqas fitorja nga duart, edhe pse sipas Salihut ende ekziston mundësia që lëvizja VV! të hyjë në balotazh, pasi që në qendrën e numërimit të votave në Prishtinë, janë duke u rinumëruar ku dyshohet të ketë pasur manipulime, si dhe votat me kusht ende nuk janë numëruar.

Lëvizja VV qendra në Viti ka mbajtur një takim me komisioner, vëzhgues, kandidat për asamble komunale si dhe aktivistë të tjerë këtë të diel.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Salih Salihu kandidati për kryetar nga radhët e lëvizjes VV! për Vitinë, Albin Kurti kryetar si dhe Aida Dërguti nënkryetare e kësaj Lëvizjeje.

Në këtë takim u diskutua përgjithësisht për rezultatet e dala nga zgjedhjet e 3 nëntorit në komunën e Vitisë, në të cilat zgjedhje për shkak të disa parregullsive të cilat ndodhën në disa pika votimi si dhe për shkak të blerjes së votës nga subjektet tjera politike, Lëvizja VV në Viti u dëmtua rëndë dhe për një numër shumë të vogël të votave nuk mundi të siguroj balotazhin.

Komisionerët dhe vëzhguesit e lëvizjes VV! në Viti treguan për parregullsitë të cilat i hasën në disa qendra të ndryshme votimi, në mes të cilave ishin votimi i panevojshëm me asistencë, presionet nga përgjegjësit e qendrave ndaj votuesve për të votuar subjektin e preferuar të tyre, mospërputhja e numrit të fletëvotimeve etj.

Mobi Casa

Salih Salihu tha që Lëvizja VV! në Viti ishte në prag të fitores, mirëpo manipulimet e ndryshme nga subjektet tjera politike, siç janë blerja dhe imponimi i votës së lirë kanë ndikuar që të na rrëshqas fitorja nga duart, edhe pse sipas Salihut ende ekziston mundësia që lëvizja VV! të hyjë në balotazh, pasi që në qendrën e numërimit të votave në Prishtinë, janë duke u rinumëruar ku dyshohet të ketë pasur manipulime, si dhe votat me kusht ende nuk janë numëruar.

Lideri i Lëvizjes VV! Albin Kurti i falënderoi të gjithë të pranishmit për punën e tyre të palodhshme gjatë kohës së fushatës si dhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

Kurti tha që Lëvizja VV! në Viti është rritur dukshëm në krahasim me zgjedhjet e kaluara, mirëpo përkundër faktit që Lëvizja VV! është rritur, ai nuk e cilësoi rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit si rezultat pozitiv, ngase sipas tij, në Viti Lëvizja VV! i ka pasur të gjitha parakushtet për të fituar të paktën vendin e dytë, por blerja e votës, si dhe parregullsitë tjera të bëra gjatë ditës së votimeve nga subjektet tjera politike në Viti, bënë dallimin në fund.

Në fund të takimit komisionerëve të Lëvizjes VV! të cilët do të punojnë në zgjedhjet për balotazh të 1 dhjetorit iu bë thirrje që të mësojnë nga gabimet dhe të përkujdesen që procesi zgjedhor të shkoj sa më mirë thuhet në njoftimin e qendrës së VV në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.