United Hospital

Salihu: Kufiri në lagjen Dardania është përcaktuar gjatë procesit të decentralizimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Disa banorë të lagjes Dardania, kanë shprehur shqetësimet në Komunën e Gjilanit, për kalim të pronave të tyre në territorin e Komunës së Artanës. Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Bekim Salihu, tha se së fundmi, Komuna e Gjilanit, ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me çështjen e kufirit të zonës kadastrale në lagjen Dardania (Gavran).

“Ky kufi është përcaktuar gjatë procesit të decentralizimit, të udhëhequr nga qeveritë e kaluara një proces të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE e ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi”, tha Bekim Salihu.

Më tej ai theksoi se si pasojë e këtij procesi, përveç pjesës së lagjes Dardania (Gavran), Komuna e Gjilanit ka humbur në total një territor të konsiderueshëm me sipërfaqe prej 123 km².

Eco Higjiena

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, tregoi se konkretisht: Komunës së Novobërdës i janë kaluar nëntë zona kadastrale: Parallovë, Makresh i Epërm, Makresh i Ulët, Muzgovë, Dragancë, Strazhë, Kufcë e Epërme, Stanishor dhe Koretishtë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 94.42 km².

Bekim Salihu tregoi se: Komunës së Parteshit, i janë kaluar tri zona kadastrale: Partesh, Budrigë e Poshtme dhe Pasjan, me një sipërfaqe prej 28.67 km².

“Komuna e Gjilanit, mbetet e përkushtuar në adresimin e këtyre shqetësimeve dhe në mbrojtjen e interesit publik, duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore për trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi të plotë institucionale”, tha Bekim Salihu, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.