FIDANISHTJA

Salihu: Drejtorati i shëndetësisë storie e suksesit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lidhur me akuzat e LDK-së kundër shëndetësisë gjilanase, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, Xhemajl Salihu, ka reaguar duke thënë se asnjëherë nuk kemi thënë se kemi shëndetësi të nivelit evropian, por kemi thënë se jemi të përkushtuar të punojmë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe në infrastrukturë dhe i kemi rezultatet.

Xhemajl Salihu ka thënë se raportet e institucioneve të akredituara të Republikës së Kosovës si; inspektorati i shëndetësisë, IKSHP, auditori i brendshëm në MPMS, etj, kanë vlerësuar se në Gjilan po zbatohen ligjet në fuqi 100 përqind, si ai i shëndetësisë dhe MPMS, që mua si drejtor dhe qeveris komunale në përgjithësi, na bën të ndihemi mirë. “E nëse do LDK, ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë këto raporte për t’u bindur “ thotë në reagimin e tij Salihu.

Sipas Salihut planifikimi i buxhetit sipas ligjit në fuqi duhet t`i kaloj tri filtra në nivelin komunal dhe atë; dëgjimin publik, komitetin për politikë dhe financa dhe Kuvendin Komunal por jo komitetin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale. Kështu thotë ligji dhe konform këtij planifikimi ne kemi bërë planin e punës që po e realizojmë, pothuajse 100 përqind.

“Në kujdesin primar po vazhdon aktiviteti Konform ligjit të shëndetësisë dhe planifikimit tonë. Ne patëm planifikuar që këtë vit QKMF të pajiset me një autoveturë dhe autoambulancë të re dhe ajo ka ndodhë. Ne kemi planifikuar renovimin e ambulancës në fshatin Bresalc, ajo po ndodhë dhe do jetë një dhuratë e mirë për fundvit për qytetarët e Bresalcit. Renovimi i ambulantes në fshatin Kishnapole, po ndodhë. Kemi bërë pajisjen me aparaturë nga lista esenciale. Kemi bere mirëmbajtjen e të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare në komunën e Gjilanit. Kemi vazhduar me Edukimin profesional, jemi në partneritet në projekte me Caritas Luxemburgun si dhe Caritas Kosova në ngritjen e kapaciteteve në shëndetësi” ka dhënë disa sqarime dhe rezultate drejtori Salihu.

Hidromorava

Salihu tha se kanë themeluar komisionin etik profesional dhe me sa jemi në dijeni ata nuk kanë asnjë vërejtje nga qytetarët për shërbimet e ofruara nga punëtorët shëndetësor. “Çdo muaj mbajmë ligjërata dhe këshilla nga shëndeti publik. Kemi realizuar suksesshëm dezinsektimin dhe dezinfektimin e hapësirave publike. Tek mirëqenia sociale ne jemi storie e suksesit. Nevojat janë të mëdha, por ne kemi arrit që t`i shumëfishojmë ndihmat për qytetarë. Mbi 1200 familje janë ndihmuar me projektin e dimrimit dhe çdo muaj ndihmohen sipas rekomandimeve të një komisioni që është shumë i pavarur dhe e ndjejmë veten mirë ngase ne për dallim prej të tjerëve nuk i kemi dalluar asnjëherë qytetarët sipas përkatësisë”.

Salihu ka thënë se asistojmë me pagesën e qirasë për disa familje, ju ndihmojmë për blerjen të barërave ndonjëherë. Ne fillim të dhjetorit do ju kryejmë edhe disa obligime që i kemi për familje të dëshmorëve dhe ish shërbyes civil.

Sa i përket QPS, përgjegjësit aty, punojnë sipas ligjeve në fuqi dhe u jemi mirënjohës për punën e mirë që e bëjnë. Ata i posedojnë dy vetura të cilat janë vjetruar dhe kanë defekte , por nuk mund të thuhet se aty nuk punohet. Ndërsa kemi planifikuar që në fillim vit QPS ta pajisim me një veturë të re” është thënë në reagimin Salihut si përgjigje ndaj akuzave të komisionit për shëndetësi të LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.