UBT

Salihi synon të rikthehet në Europë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pasi është ndarë me ekipin kinez, Jiangsu Sainty, Hamdi Salihi është në kërkim të një skuadre të përshtatshme si nga ana financiare, por edhe që i siguron një vend titullari në ekip. Ai ka oferta nga Polonia, Austria, Gjermania, por edhe nga Kina e largët.

“Po, jam në bisedime me disa klube, por realisht nuk ka ndonjë gjë konkrete. Ose më mirë, nuk jam ende në kushtet për të thënë se nga momenti në moment mund të firmos me këtë skuadër apo me tjetrën”, ka deklaruar Salihi për Panorama Sport.

“Po, vijoj ende të kem kontakte te Legia e Vashavës. Mund t’ju them se kisha arritur një akord dhe isha thuajse gati për të firmosur, por situata ndryshoi menjëherë. Aty u ndërrua trajneri para pak ditësh dhe tani do të duhet që të bisedohet më së pari me atë para se të firmos kontratë. Kam folur me tre-katër klube në Austri. Para disa ditësh pata një takim me drejtuesit e Rapidit të Vjenës, ku kam luajtur edhe më parë, por vërej se aty, ashtu sikundër edhe në klubet e tjera në kampionatin austriak, nuk duan të shpenzojnë shumë para”, theksoi ai.

Uji Dea

Por, Salihi nuk e ka përjashtuar mundësin e rikthimit në Shqipëri nëse nuk gjenë angazhim në ndonjë skuadër europiane.

“Atëherë si Vllaznia dhe Tirana nuk besoj se nuk do të kenë nevojë për mua. E di fort mirë se i kam dyert e hapura dhe ju siguroj se do kontribuoja si mos më mirë kudo që të luaja. Por, edhe një herë, nuk dua ta mendoj këtë si opsion të mundshëm. Sakaq, po kaloj këto ditë festash në familje dhe nga janari do filloj intensivisht të mendoj për klubin tim të ri, me shpresën gjithnjë që do rikthehem në Europë”, theksoi Salihi.