Fundamenti

Salihi si vera, sa më i vjetër, aq më i mirë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

34-vjeçari ka 21 gola në këtë sezon, aq sa ka edhe Chabbi i Riedit.

Neustadt ka arritur një tjetër fitore në Ligën e Dytë austriake, me rezultat 2:1 në shtëpi përballë Kapfenbergut, dhe protagonist ishte edhe sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 17-të, golin e barazimit, pasi që në minutën e 6-të, mysafirët kishin kaluar në epërsi me Geisler, shkruan albinfo.ch.

FIDANISHTJA

Në pjesën e dytë, golin e fitores për vendasit e shënoi Ebenhofer. Salihi shënoi golin e 21-të këtë sezon, dhe mban skuadrën pranë vendeve të para. Neustadt renditet në vendin e katërt me 57 pikë, aq sa ka edhe vendi i tretë, që dërgon në “Play-off”, kurse vendi i dytë që dërgon në Ligën e Parë ka 59 pikë, dhe mbahet nga Hartberg.

34-vjeçari ka 21 gola në këtë sezon, aq sa ka edhe Chabbi i Riedit, dhe këta dy lojtarë do të luftojnë për titullin e golashënuesit më të mirë.

http://www.albinfo.ch/salihi-si-vera-sa-me-i-vjeter-aq-me-i-mire/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.