Salihi ia siguron fitoren Jiangsu Saintyt

Sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi, ka shënuar golin e fitores për skuadrën Jiangsu Sainty që në shtëpi mposhti Hangzhou Greentownin me rezultatin 2:1. Salihi golin e fitores e shënoi në minutën e 92-të, derisa luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i ka takuar xhiros së 12-të në Superligën e Kinës.
Për Salihin ky ishte goli i gjashtë i shënuar në 12 paraqitje. Me këtë fitore ekipi i Salihit ngjitet në pozitën e tetë me 14 pikë.