Fundamenti

Salihi: Edi Reja e meriton të vazhdojë me Shqipërinë

/ 2 minuta lexim

Ish sulmuesi i njohur i Kombëtares Shqiptare, tashmë ndihmës i trajnerit Edi Reja te kuqezinjtë, Hamdi Salihi ishte në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” të gazetarit Glendi Tafaj në Supersport.

Nga Kalifornia e Shteteve të bashkuara të Amerikës, ku është zhvendosur të jetojë me familjen e tij që kur vendosi të “varë këpucët në gozhdë”, bomberi shkodran foli për kampionatin shqiptar, Kombëtaren kuqezi dhe rinovimin e trajnerin Edi Reja.

Keni vendosur të jetoni në Amerikë. A keni në plan një rikthim në Shqipëri?

Mobi Casa

Për momentin besoj se kam bërë një zgjedhje të mirë të vij në Amerikë, por të shohim, jam gjëra që i vendos me familjen. Edhe këtu merrem 24 orë në ditë me futbollin. Komunikojmë me ata që kemi në ekipin kombëtar, por edhe kërkoj lojtarë të tjerë. Afrohem edhe me ekipet që gjenden këtu rreth e qark.

Shqipëria është rikthyer në ditët e saj më të mira, nën drejtimin e Edi Rejës. Ju jeni shumë pranë tij, a mendoni se i duhet rinovuar kontrata?

Unë ia kam thënë trajnerit, disa gjëra në fushë i shoh edhe si lojtar, edhe si trajner. Është një njeri që duhet t’i besohet, por në fund gjërat i vendos presidenti. Kam mendimin se ka bërë një punë të mirë, më shumë për qartësinë që lojtarët kanë në fushë. Është i thjeshtë dhe i qartë në gjërat që bën. Besoj që ajo që ka treguar ekipi në fushë i ka dhënë të drejtë trajnerit.