UBT

Salihi: Do ta doja titullin me këtë skuadër shqipt

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi po vijon të shkëlqejë dhe të ndihmojë skuadrën e tij Wienner Neustadt me golat e shënuar thuajse në çdo javë.

Shkodrani shprehet se ndihet mirë në Austri dhe po kalon një formë të mirë, pavarësisht moshës së tij.

“E dija që do të ndihesha mirë, si unë ashtu edhe familja ime, në Austri, por nuk e prisja kështu, në aspektin sportiv. Të gjithë në klub nuk e prisnim këtë ecuri, por tani jemi të bindur që mund të bëjmë diçka të mirë dhe të sigurojmë ngjitjen në Bundesligën austriake”, tha shkodrani, shkruan Top Channel.

Hamdi Salihi ka luajtur për 2 sezone te Skënderbeu, që këtë sezon është favoriti numër 1 për t’u shpallur kampion në Shqipëri, veçanërisht pas fitores ndaj Kukësit në takimin direkt.

FIDANISHTJA

“Mesa po shoh, Skënderbeu nuk do të ketë shumë punë këtë vit dhe do t’i mbyllë shpejt llogaritë e titullit. Ka krijuar një distancë të madhe me ndjekëset, të cilat nuk po arrijnë të rikuperojnë dhe shumë shpejt do ta pranojnë diferencën dhe do të dorëzohen”, u shpreh ish sulmuesi kuqezi.

Këtë javë u luajt klasikja shqiptare, Tirana-Vllaznia, por për Kupën e Shqipërisë, pasi kryeqytetasit nuk janë pjesë e Kategorisë Superiore. Salihi ka luajtur me të 2 ekipet, ndërsa tregon edhe ëndrrën e tij për t’u shpallur kampion me Vllazninë.

“Tirana në Kategorinë Superiore është një domosdoshmëri dhe jam i bindur që do t’ia dalë që këtë sezon. Për Vllazninë situata është pak më ndryshe, pasi me buxhetin e vogël që ka, është e vështirë të rikthehet në elitë. Gjërat ndryshojnë shpejt, por të ndërtosh një ekip me mentalitet fituesi, është gjithmonë shumë e vështirë. Nëse do të kisha zgjedhur një skuadër shqiptare për të luajtur, do të ishte Vllaznia, me të cilën kam ëndërr të fitoj një titull kampion’, u shpreh bomberi shkodran. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.