UBT

Salihe Mustafa dhe Murat Hoxha deputet nga Gjilani

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Sipas KQZ-së, Salihe Mustafa e zëvendëson Edita Tahirin kurse Murat Hoxha e zëvendëson Isa Mustafën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka bërë publik emrat e rinj të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që do të zëvendësojnë deputetët, të cilët kanë marrë poste ministrore ose poste të tjera publike.

Sipas një komunikate të KQZ-së thuhet se në përgjigje të kërkesës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të certifikuar në zgjedhjet e 8 qershorit 2014.
PDK:

– Nait Hasani të zëvendësojë Hashim Thaçin;
– Shaip Muja të zëvendësojë Hajredin Kuçin;
– Hajdar Beqa të zëvendësojë Arsim Bajramin;
– Fadil Demaku të zëvendësojë Memli Krasniqin; dhe
– Salihe Mustafa të zëvendësojë Edita Tahirin.

LDK:

United Hospital

– Murat Hoxha të zëvendësojë Isa Mustafën;
– Agim Kikaj të zëvendësojë Kujtim Shalën;
– Bardhyl Meta të zëvendësojë Haki Demollin;
– Milazim Haliti të zëvendësojë Avdullah Hotin, dhe
– Synavere Rysha të zëvendësojë Hykmete Bajramin.

Lëvizja Vetëvendosje:

-Faton Topalli të zëvendësojë Dardan Sejdiun, i cili ka zgjedhur të mbetët nënkryetar i Komunës së Prishtinës.
“Kosova Demokratik Turk Partisi” (KDTP):
– Fikrim Damka të zëvendësojë Mahir Jagcilar.
“Koalicija VAKAT”:
– Cerim Bajrami të zëvendësojë Rasim Demirin.

Ndryshe Salihe Mustafa tha për rajonipress se do të jetë përfaqësuese e denjë e Anamoravës në Parlamentin e Kosovës.”Unë edhe më herët jam angazhuar që Gjilani dhe Anamorava të jenë përfitues të projekteve dhe që tretmani ndaj kësaj pjese të Kosovës të jetë më racional. Unë sigurisht do të jem pjesë e komisionit për shëndetësi ku edhe aty mund ta japi kontributin tim” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.