Fundamenti

Salihaj: Nuk dua të shkoj në Gjykatë Speciale për të dëshmuar, e kam refuzuar ftesën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-veprimtari politik dhe ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se e ka refuzuar ftesën për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se nuk ka dashur ta dëmtojë Kosovën, duke spekuluar në këtë gjykatë.

“Nuk dua me shku në Gjykatë Speciale. Mua më kanë thirrë në gjykatë speciale, më kanë thirrë, a po do me ardhë me dëshmu. Kam thënë jo. Sepse rasti im është ndriçuar, janë dënu njerëzit në Kosovë”, ka thënë Salihaj në emisionin Pressing të T7.

FIDANISHTJA

“Edhe unë nuk dua me ardhë me spekulu, më ka thënë ky më ka thënë ai”, ka vazhduar ai.

Salihaj ka thënë se ishte kundër Gjykatës Speciale, ndonëse si deputet e kishte votuar, por arsyeja sipas tij ishte që ajo do të themelohej përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Nuk dua ta shfrytëzoj Gjykatën Speciale për ta dëmtu Kosovën. Sepse në parim kam qenë kundër. Përkundër se kam mundur me qenë i vdekur nga këta njerëz sot, por kur është në pyetje interesi i Kosovës, unë nuk jam pajtu për ta formuar Specialen, por e kam votu si të gjithë të tjerët prej pamundësisë që ta ndalim këtë në Këshillin e Sigurimit”, ka deklaruar Salihaj. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.