Uji Dea

Salihaj: Arsim Bajrami, i papërgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Eksperti i arsimit, Jonuz Salihaj, ka deklaruar se deklarata e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, se matura e këtij viti ka qenë më e suksesshmja, është një deklaratë skajshmërisht e papërgjegjshme.

Opozita ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës (MASHT) lidhur me provimin e maturës, testet e të cilit u bënë publike në rrjetet sociale para se të mbahej provimi. Por, kjo kërkesë ka kaluar sikurse viteve të tjera nën refrenin e Ministrisë se “provimi ka qenë i suksesshëm”.

Eco Higjiena

Në seancën e së enjtes së Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se testi që është mbajtur të shtunën ka kaluar me probleme. Bulliqi tha se në shumë shkolla janë lejuar në mënyrë të lirshme nxënësit të përdorin mjete të ndryshme siç janë telefonat dhe mjete të ndryshme të kopjimit.

“Kurse në të gjitha rrjetet sociale arritën të barten pyetje të ndryshme të testit të maturës. Rezultatet që do të dalin do të jenë të pavlefshme, sepse kemi pasur lëshime”, ka thënë ai, me propozimin se që nga viti i ardhshëm, testi të digjitalizohet./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.