UBT

Sali Musliu: Bëra përpjekje për të mirën e shtetit, e jo për thashetheme

/ 4 minuta lexim

Gjilan -“Jam i zhgënjyer dhe i befasuar pse është quar kaq shumë pluhur me logon time, më tepër jam i zhgënjyer me njerëzit të cilët e konsiderojnë vetën “profesionist”, ndërsa jam i befasuar me ata që ende jetojnë në frymën e folklorizmit dhe të cilët janë ende larg jetës dhe dinamikës europiane dhe ardhmërisë së shtetit tonë”, ka bërë të ditur për ‘rajonipress’, Sali Musliu.

Autori i logos së Federatës së Futbollit të Kosovës, Sali Musliu, i lindur në Gjilan në vitin 1966, kurse në vitin 1999 në Akademinë e Arteve në Dusseldorf të Gjermanisë ka marrë titullin “mjeshtri i Artit”, ndërsa në vitin 2001 po të njëjtën Akademi ka diplomuar tek profesori i njohur Konrad Klapsheck.

Musliu i cili e dizajnoi logon e FFK-së, këto ditë po qëndron me familjen e tij për pushime në Kosovë. Musliu edhe njëherë ka sqaruar logon e FFK-së.

“Jam i zhgënjyer dhe i befasuar pse është quar kaq shumë pluhur me logon time, më tepër jam i zhgënjyer me njerëzit të cilët e konsiderojnë vetën “profesionist”, ndërsa jam i befasuar me ata që ende jetojnë në frymën e folklorizmit dhe të cilët janë ende larg jetës dhe dinamikës europiane dhe ardhmërisë së shtetit tonë”, ka bërë të ditur për ‘rajonipress’, Sali Musliu.

Mobi Casa

Piktori dhe dizajnuesi i logos, Musliu edhe një herë ka sqaruar përmbajtjen e logos.
“Më kanë akuzuar se kam bërë “zhgarravina” në logo, kisha me ju drejtuar të gjithëve le ta dërgojnë logon time tek dizajnuesit më të mëdhenj në botë, në qoftëse ata deklarohen se kam bërë “zhgarravina” në logo jam i gatshëm të kërkoj falje publike, por kjo gjë nuk është aspak e vërtet. Logon e kemi më modernen në europë, kjo logo e ka funksionalitetin e saj, racionalitetin, ka refleksion të bukur dhe është e pastër e pedant, këtë duhet kuptuar ata që merren me artë dhe duhet në mënyrë profesionale ta mbrojnë këtë logo”, shprehet Musliu.

Musliu ishte akuzuar se ka pasur gisht, drejtoresha e marketingut në FFK-së, Dituria Hoxha, pasiqë është familjare e bashkëshortes së tij për të fituar logoja e tij.
“Jam i befasuar se sa larg kanë shkuar disa njerëz, nuk kam pas nevojë unë për Diturie Hoxhën, ajo as që e ka ditur se do të jem në mesin e 160 personave të cilët kanë konkurruar për logon, gjithçka ka qenë me shifra dhe në zarf ju kam përmbajtur kërkesave të FFK-së dhe i kam plotësuar të gjitha kriteret sipas kërkesave të tyre, ndërsa dua t’ju bëj me dije të gjithëve se mu as Dituria e as askush në jetë, nuk më ka ndihmuar të jem ai i cili sot jam me një bagazh të madh ndërkombëtar të pikturave e dizajneve të mija në atelet më të mëdha në Europë”, ka bërë të ditur Musliu.

Piktori dhe dizajnuesi i logos, Sali Musliu, është shprehur edhe për protestat e disa individëve kundër një peticioni ndaj logos së tij.
“Është e drejt e secilit të veprojë si të dojë, por duhet të ketë argumente të mëdha për t’ja ulur dikujt një vepër profesionale, unë logon nuk e kam bërë për emër as për të holla, unë kam dashur t`i dhuroj një gjë të mirë shtetit tim e jo të flasin njerëzit thashetheme të pa argumentuara, kjo gjë nuk i bën askujt nder”.

Musliu është i vetëdijshëm se brenda dy vitesh mund të ndërrohet logoja, nëqoftëse bëhet një peticion i tillë apo edhe protestohet.
“Gjithçka është në duart e institucioneve brenda FFK-së, një gjë e tillë nuk e besoj se do të ndodhë pasiqë gjithçka është në mënyrë të detajuar dhe të modernizuar, po ju them edhe një herë logon e kam bërë për shtetin tim dhe jo për para dhe emër, pasiqë këto të dyja i kam dhe nuk kam nevojë për një gjë të tillë, qëllimi im ka qenë dhe do të mbetet ta nderoj shtetin tim me punën time profesionale që e bëj”, ka theksuar, dizajnuesi i logos së FFK-së, Sali Musliu./rajonipress/