RCCOLA

Sali Berisha tregon se pse u tmerrua Vuciq në takim me Kurtin në Bruksel

/ 5 minuta lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi ne rrjetet sociale ka komentuar takimin e fundit në Bruksel mes Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit e konsideroi si të tmerrshëm takimin me kryeministrin e Kosovës.

Ndërkohë Berisha ka renditur arsyet se përse Vuçiç e konsideroi si të tmerrshëm takimin e fundit.

Sipas ish-kryeministrit, Albin Kurti ndër të tjera i ka kërkuar të njohë gjenocidin serb.

“Ajo qe e tmerroi me shume se çdo gjë tjetër Aleksandër Vuçiç dhe e bëri të tmerrshëm për të takimin me kryeministrin Kurti kur ky i fundit i dorëzoi dokumente dhe i kërkoi të njohë tre aktet e genocidit ciklik serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, është fakti se vet ai është pjesëmarrës në genocidin e fundit serb ndaj boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve,” shprehet ndër të tjera Berisha.

Reagimi i plotë:

Pse u tmerrua ne Bruksel, Aleksander Vuçiç?

Miq, Presidenti i Serbomadhise, Aleksander Vuçiç pas perfundimit te takimit me Kryeministrin e Kosoves, Albin Kurti ne Bruksel deklaroi per mediat ne nje menyre me te pazakonte ne historine e takimeve te niveleve me te larta se: ne rast se takimi i pare ishte i veshtire, (eshte fjala per takimin Kurti-Vuçiç te muajit qershor) ky takim ishte i tmerrshem.

Kur lexon nje deklrate te tille gjeja e pare qe te vjen ne mendje eshte Ferri i Dante Alighierit ose nje njeri me horror psikologjik. Gjykuar nga kjo deklarate presidenti Vuçiç flet sikur dy dite me pare ai nuk kishte qene ne Bruksel ne nje mjedis normal por ne njerin prej rratheve te Ferrit te Dantes dhe sikur ai nuk u takua aty me kryeministrin e nje vendi fqinj por me Luçiferin apo zevendesin e tij ose ai vete eshte i ngerthyer nga nje psikoze e thelle e pamjekueshme.

Ne fakt asnjera nga keto nuk jane te verteta. Shkaku i vertet qe shtyu presidentin e Serbise te tejkaloje çdo cak ne vleresimin e takimit te tij me kryeministrin e vendit fqinj qendron ne faktin se ky i fundit i kerkoi atij te njoh genocidin ciklik serb ndaj shqiptareve qe ka ndodhur disa here qe nga viti 1878 gjer ne vitin 1999. Kjo kerkese e z Kurti u be vetem pak dite pasi Komisioneri Oliver Vahrely ne 26 vjetorin e genocidit te Srebenices jo vetem kerkoi njohjen nga Beogradi te genocidit te Srebenices por dhe paralajmeroi se nuk ka vend ne Bashkimin Europian per te mohuar genocidin dhe per ti lavderuar kriminelet e luftes. Ne fakt ketu eshte fjala direkt per A. Vuçiç, i cili ne nje akt te rende provokues por dhe kriminal mohon genocidin serb dhe lavderon haptas Sllobodan Millosheviçin.

Fidanishtja

Me te drejte mund te shtrohet pyetja po pse tmerrohet kaq shume Aleksander Vuçiç nga ngritja e problemit te genocidit ciklik serb ndaj shqiptarve? Une mendoj se dy jane arsyet themelore.

Se pari ai e di mire se genocidi serb ne Kosove i nisur ne vitet 1877-1878 i vazhduar gjate luftrave ballkanike, me pas ne vitin 1945 me Masakren e Tivarit dhe se fundi me operacionin famzi “ Patkoi” shenon barbarine me te madhe, me tragjike njerezore ne 150 vitet e fundit ne rajon.

Se dyti me nivelin e sotem te ndergjegjes njerezore ne komunitetin nderkombetar pas ndeshkimit nga drejtesia nderkombetare te genocidit nazist pas luftes se dyte boterore, genocidit ne Ruanda dhe atij serb ne Bosnje, genocidin askush nuk mund ta mohoje me ne rast se ai ka ndodhur.

Se fundi, ajo qe e tmerroi me shume se çdo gje tjeter Aleksander Vuçiç dhe e beri te tmerrshem per te takimin me kryeministrin Kurti kur ky i fundit i dorezoi dokumente dhe i kerkoi te njohe tre aktet e genocidit ciklik serb ndaj shqiptareve ne Kosove, eshte fakti se vet ai eshte pjesmarres ne genocidin e fundit serb ndaj boshnjakve musliman dhe shqiptarve.

Ai e di mire se ne proceset nderkombetare kunder genocidit jane denuar jo vetem rreshteret qe kane shkrehur baterite mbi viktimat e pafajshme por edhe gjeneralet qe kane dhene urdhera dhe politikanet qe kane frymezuar dhe ideuar genocidin.

Ne kete kontekst Vuçiç e ka shume te qarte se ne mos sot, mot ne menyre absolutisht te pashmangshme ate e pret per gjykim me akuzen per genocid drejtesia nderkombetare. Kjo se pari sepse ai ka qene gjate masakrave te fundit serbe ne rajon Gebelsi apo ministri i propagandes se Millosheviçit dhe ate detyre e ka kryer me zell e fanatizem ekstrem.

Se dyti Aleksander Vuçiç eshte direkt pjesmarres ne genocid sepse perveç ex oficio ai eshte i regjistruar me ze dhe figure tek shprethen me rracizmin e tij etnik dhe fetar duke u çjerrur se per çdo serb te vrare do vriten 100 muslimane dhe kjo ishte diviza raciste e genocidit serb ne rajon.

Se treti ai vetem per nismat e tij konkrete si “nje shtepi per Mlladon” per te fshehur heroin e tij kasapin e Srebenices meriton ndeshkim shembullor per bllokim te drejtesise nderkombetare.

Si perfundim, mund te thuhet se per Presidentin e Serbomadhise Vuçiç i tmerruar nga e shkuara e tij si pjesmarres ne genocid ndaj kombit tjeter, kerkesa nga kryeministri Kurti per njohjen e genocidit ciklik te serbeve ndaj shqiptareve te Kosoves ishte me keq se permendja e litarit ne shtepine e te varurit dhe e mbushi ate me tmerr te pa ndjera kurre me pare ne nje tryeze bisedimesh dhe bene takimin e tij te dates 19 korrik ne Bruksel me te tmerrshmin e jetes se tij. sb