UBT

Sali Berisha takon pushtetet lokale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan-Berisha të enjten, në një takim të veçantë ka pritur një delegacion të zgjeruar përfaqësuesish të pushtetit vendor në Kosovë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri,nënkryetari Driton Avdyli,kryesuesja e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti si dhe disa anëtar të Kuvendit Komunal të Novobërdës.

Ata e njohën kryeministrin e Shqipërisë me qëllimin e vizitës së tyre, bashkëbisedimin me drejtues të qeverisjes qendrore e vendore, në mënyrë që të njihen me zhvillimet dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë në tërësi në procesin e integrimit evropian, si dhe me reformat për konsolidimin e zgjerimin e përgjegjësive të pushtetit vendor.

Kryeministri Berisha, duke shprehur vlerësimin për këtë projekt, theksoi rëndësinë dhe dobinë e vendosjes së një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën e qeverisjes lokale. Ai shprehu bindjen se qeveritarët vendore të të dy vendeve mund të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe t’i zbatojnë ato me sukses në komunat respektive, në interesin më të mirë të komuniteteve që ata drejtojnë.

Qeveritarët vendorë, tha kryeministri, janë ata që lidhen direkt me njerëzit dhe me veprimtarinë e tyre kanë ndikimin direkt në jetën e tyre dhe të komuniteteve në tërësi.

Uji Dea

“Pushteti vendor po përpiqet gjithashtu të krijojë sportelin unik të shërbimit të qytetareve, ku qytetari të gjeje të gjitha shërbimet që i nevojiten dhe shpresoj që gradualisht të fillojë të funksionojë në Shqipëri ky sportel falë teknologjisë digjitale”, u shpreh Berisha.

Kryeministri shprehu kënaqësinë që të pranishëm në këtë takim ndodheshin edhe përfaqësuesit e minoriteteve në Kosovë dhe vlerësoi kontributin që ata japin për komunitetet e tyre, por edhe vullnetin dhe vendosmërinë e bashkëjetesës për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri shprehu besimin se ata do të gjejnë tek bashkitë dhe komunat në Shqipëri partnerë shumë të dobishëm. Delegacioni ishte i përbërë nga 32 veta, anëtarë, kryetarë dhe nënkryetarë komunash.

Kryetarët e kuvendeve komunale të 6 komunave po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri në kuadër të një programi në fushën e qeverisjes lokale, nga Instituti për Qeverisje Lokale në Kosovë. Delegacioni kryesohej nga Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i institutit. /rajonipress/