Uji Dea

Sali Berisha mbush 70 vjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

I​sh-Kryeministri Sali Berisha feston sot 70-vjetorin që ka përkuar me një moment të veçantë dhe që do të mbahet mend gjatë: Ndeshjen Serbi – Shqipëri dhe historinë me flamur që e shoqëroi këtë ngjarje.

Berisha e ka pritur me nipërit e mbesat e tij këtë ngjarje dhe sapo ka kaluar mesnata, ai ka njoftuar mbështetësit e tij në Fb:

Uji Dea

“Të dashur miq, sapo mbusha 70 vjet!- shkruan Berisha në Fb. – Ditëlindjet për mua janë gjithnjë një Fillim i Ri, një horizont drejt të ardhmes, por dhe një moment për të falenderuar me përulesi Krijuesin, për dritën dhe mirësinë e Tij të pakufishme ndaj meje.

Me këtë rast une dua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre që më shoqëruan dhe më shoqërojnë në udhëtimin tim dhe që kanë në çdo minutë, orë dhe ditë të jetës sime dashurinë, përkushtimin, besimin, sakrificën, ndihmën e tyre të çmuar, pa të cilat nuk do mund të isha kurrë ky që jam. Të parat që me uruan ishin Amla dhe Dalila, në dhuratën e tyre dhe një flamur kombëtar.”