GRANDEMALL

Sali Berisha: Kufijtë e Kosovës janë vënë në “tepsi”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i Partisë Demokratike, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se kufijtë e Kosovës janë vënë në “tepsi”.

Berisha, në një intervistë për RTV Dukagjini, ka deklaruar se OSBE kishte nxjerrë një dokument në vitin 1992, që thoshte se problemi i Kosovës do të zgjidhet nëpërmjet dialogut Prishtinë- Beograd.

“Sot janë vënë në ‘tepsi’ kufijtë e Kosovës, në një kohë kur Kosova ishte në pushtimin serb dhe u miratua në shtator të vitit 1992 dokumenti i samitit të OSBE-së. Kosova u nxor zë i veçantë në dokumentin e samitit, ku shkruhej se problemi do të zgjidhet nëpërmjet dialogut Prishtinë- Beograd me ndërmjetësimin e palës e tretë”, tha Berisha.

Berisha e konsideron këtë si proces regresiv për Kosovën, pasi sipas tij Kosova ishte që nga 1992 në këtë status sa u përket kufijve.

“Çka do të thotë kjo? Cila ishte kjo? Ky ishte ligji i parë ndërkombëtar qe e nxirrte Kosovën, e bënte Kosovën eligjibël për faktorin ndërkombëtar”.

Eco Higjiena

Sipas ish-presidentit shqiptar të asaj kohe, amerikanët në fillim hezituan, por më pas mbështetën në themel çështjen e Kosovës në kufijtë ekzistues – aktualë.

“Pa diskutim, ata hezituan, por pastaj ata e mbështetën dhe kjo bëri të mundur që ndërmjetësit ndërkombëtarë të zbresin në Kosovë dhe Prishtinë dhe ta trajtojnë në themel çështjen e Kosovës në kufijtë ekzistues aktual”, tha ai përcjell Telegrafi.

Deputeti i PD-së ka thënë se ne vitin 1994 OKB kishte miratuar një rezolutë në mënyrë tekstuale se kjo organizatë i njeh Kosovës, popullit të Kosovës të drejtën e vetëvendosjes.

“Në vitin 1994 ka një rezolutë të pa përsëritshme në histori. Rezoluta e Organiztatës së Kombeve të Bashkuara e votuar nga 137 shtete, e cila pasi dënon me terma më të ashpra regjimin e Millosheviqit, shprehet në mënyrë tekstuale se kjo organizatë i njeh Kosovës, popullit të Kosovës të drejtën e vetëvendosjes. E drejta e vetëvendosjes në kuptimin e OKB-së, në kuptimin e kësaj organizate e këtyre parimeve, ishte e drejta që me referendum të përcaktojnë pavarësinë, bashkimin me Shqipërinë, konfederatë me Serbinë. Pra çfarëdo që do të dëshironin qytetarët e Kosovës brenda këtyre kufijve”, shprehet ndër të tjera Ish-kryeministri dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.