Mobi Casa

Sali Berisha: Këta që pretendojnë për kombin kosovar, janë me gjak titist jugosllav

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë speciale dhënë RTV Dukagjinit, ka folur për shumë çështje, ndër të cilat edhe për debatin “kosovarë” apo shqiptarë.

Berisha, ata që e ndjejnë vetën se janë të kombësisë kosovare, nuk ka hezituar t’i quajë jo më pak se gjak titist-jugosllav.

“Është një marrëzi, një trashëgimi e kohës së Titos. Pse e them unë këtë? Tito dhe grupi kroato-slloven i udhëheqjes politike jugosllave, ishin magjistarë për të nxjerrë nga librat dhe doktrinat e shkuara të gjitha llojet e koncepteve në ish-Jugosllavi, për të krijuar nocione, fiktivitete, falsitete. Mbajti nja 18 vjet Xhemal Bjediqin derisa i futi një bombë në aeroplan, vetëm e vetëm se i duhej kombi mysliman. Tani, këta që pretendojnë për komb kosovar janë fund e krye gjak titist, jugosllav. Kudo që të jenë”, tha ai.

FIDANISHTJA

Madje, Berisha foli edhe për vizitat e kryeministrit Edi Ramës në Beograd, duke këmbëngulur se nuk mund të ketë komb kosovar dhe se kjo është asgjë më shumë se përpjekje e Don-Kishotëve me mullinjtë e erës.

“Nuk mund të marr unë etalon për çështjen kombëtare, as Edi Ramën, as ata që reagojnë. Se, mos harro se edhe në reagimet e këtyre që shkojnë në këtë drejtim ka dejza të Ramës. Si mund të flasësh për komb kosovar, kur dihej që kjo është një përpjekje e vjetër e Titos. Këta çfarë bëjnë? Këta nxjerrin nga sirtarët teori të tilla të ndryshkura, të pavlerë dhe e bëjnë absolutisht e tërësisht për konfortabilitet personal, për të mos thënë për qëllime antikombëtare. Ajo s’mund të krijohet. Ajo është një përpjekje e Don Kishotëve me mullinjtë e erës. S’mund të krijohet komb kosovar”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.