ARKATANA

Sali Berisha del me një ide të re për dyshtetësinë e kosovarëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dalur me një ide të re për dyshtetësinë e kosovarëve.

Një ditë pasi presidenti Thaçi i kërkoi Ilir Metës dhënien e mundësinë kosovarëve për pajisjen me pasaporta shqiptare, Berisha në një intervistë për Indeksonline ka sqaruar këtë situatë.

Ish kryetari i Partisë Demokratike mendon se është e domosdoshme nënshkrimi i një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë për zgjedhjen e dyshtetësisë.

“Mendoj se është e domosdoshme që të nënshkruhet një marrëveshje midis dy qeverive mbi bazën e së cilës shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri apo Kosovë të kenë të drejtën të zgjedhin shtetësinë, pra atë të Shqipërisë, ose të marrin të dyjat. Një akt të ngjashëm e kanë bërë shtetet e rajonit. Këtë e lejon edhe një dekret i nënshkruar nga presidenti i republikës në vitin 1992 me të cilin ju njihej e drejta që të merrnin automatikisht shtetësinë të gjithë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë” ka thënë Berisha.

United Hospital

Por, ish kryeministri e lë fajtore Partinë Socialiste që sipas tij e ka ndryshuar dekretin me një ligj albanofobik.

“Me ardhjen e socialistëve në pushtet, qeveria e tyre ka bërë një ligj albanofobik me të cilin vë masa ekstreme për marrjen e shtetësisë shqiptare. Ne vitin 2012 qeveria e mëparshme nxori një vendim në të cilin ju njihte të drejtën e shtetsisë shqiptare të gjithë shqiptarëve që jetonin jashtë territorit te Republikes së Shqipërisë perveç atyre që ishin me banim në Republikën e Kosovës. Kjo sepse Kosova ishte një vend i pavarur dhe nuk mund të vendoste në menyrë të njëanshme Tirana zyrtare.

Vendimi përcaktonte që çeshtja e shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës(që banojnë në Kosovë) duhet të vendoset mbi bazën e një marrveshje ndërshtetërore midis Republikës së Shqipërise dhe asaj të Kosoveë e cila të ju garantojë shqiptarve të vendosin të zgjedhin shtetësinë që duan. Pra gjykoj se ky është një akt i një rëndesie themelore që nuk synon ti bëjë presion askujt por të vendosë një standart të mohuar gjerë tani arbitrarisht vetëm nga shqiptarët dhe që e kanë vendosur prej dekadash vendet tjera në rajon dhe më gjerë” ka thënë Berisha për Indeksonline.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.