Mobi Casa

Saksonia e Ulët dëbon 125 kosovarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Republika e Saksonisë së Ulët (Nidersachsen) ka dëbuar të mërkurën azilkërkues, të cilëve iu ishte refuzuar e drejta e azilit me një aeroplan charter nga Hannoveri për në aeroportin e Prishtinës në Kosovë, shkruan ndr.de

Në aeroplan ishin 125 persona nga të gjitha pjesët e Saksonisë së Ulët të Gjermanisë, ka thënë ministri i Brendshëm, Boris Pistorius (SPD), në Parlament. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë që ishin të lindur në Gjermani, apo edhe të atillë që shkonin në shkollë, njofton albinfo.ch.

ARKATANA

Veprimi i ministrisë kritikohet nga politikani i Të Gjelbërve, Onay

Qeveria e shtetit, e përbërë nga të kuqët dhe të gjelbrit ka ndryshuar së fundmi mënyrën e deportimit. Azilkërkuesit me më pak se 18 muaj të lejes së qëndrimit do të mund të deportohen më shpejt dhe pa paralajmërim. Për këtë ka pasur kritika edhe nga koalicioni qeveritar ndaj veprimeve të ministrit të Brendshëm. Eurodeputeti i Të Gjelbërve, Belit Onay, ka kritikuar dëbimin me shumicë, duke theksuar se aty kishte edhe fëmijë, të cilët vijonin shkollën në Gjermani. Belit Onay është ndarë shumë i pakënaqur ndaj kësaj iniciative./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.