Sakrifikohuni për interesin e shtetit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Senatori amerikan, Christopher S. Murphy, ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike, madje edhe nëse ajo zgjidhje nënkupton sakrifica personale të politikanëve për të mirën e vendit.

Mobi Casa

Ai më tej ka shtuar se edhe dy partitë e mëdha në SHBA kanë shumë dallime në prioritetet e tyre, mirëpo kur është në pyetje interesi kombëtar sipas tij, të dy partitë bashkohen për të gjetur zgjidhjen më të mirë për vendin dhe ka shtuar se një gjë të tillë pret ta bëjnë edhe partitë politike në Kosovë./zeri/