Mobi Casa

Sahiti thotë se për të ardhmen e Challandesit do të vendoset në nëntor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Drejtori i ekipit A të Kosovës, Muharrem Sahiti, e vlerëson si shumë të rëndësishme ndeshjen me Gjeorgjinë që do të zhvillohet nesër dhe thotë se janë të fokusuar tek ajo.

Ai gjithashtu shprehet optimist se Kosova do të triumfojë ndaj Gjeorgjisë, sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton Klankosova.tv.

”Gjithçka që jemi të fokusuar në këtë moment është ndeshja që kemi nesër ndaj Gjeorgjisë, do të thotë fokusi është aty. Në nëntor përfundojnë kualifikimet për kampionatin botërorë dhe aty do të diskutojmë, do të bisedojmë.”

Sahiti tregon se janë të kënaqur me punën e selektorit Challandes, por jo edhe me rezultatet e ndeshjeve, sepse sipas tij mund të ishin më mirë.

FIDANISHTJA

“Faji është pandemia fillimisht, ngase nëse e marrim dhe i shikojmë ndeshjet, sidomos ndeshjet e rëndësishme që kemi pas, kemi pas shumë mungesa, definitivisht ajo lojë (me Maqedoninë e Veriut) sikur na ka tronditë, dhe nga ajo lojë njëfarë forme jo se nuk kemi mund me e marrë veten por edhe pas Maqedonisë nuk kemi qenë komplet”, theksoi Sahiti.

Sidoqoftë ai shpjegon se puna e selektorit mund të diskutohet, por që mbetet të shihet në nëntor kur të përfundojnë kualifikimet, sepse thotë që nuk mund të fajësohet vetëm një person.

“Mendoj që ardhja e tij na ka ngritë shumë, do të thotë një selektor i cili ka arrit që 14 ndeshje të mos ketë humbje, një selektor që arriti që brenda vitit ta kualifikon Kosovën në një grup më lart ku edhe aty ka qenë objektivi dhe kërkesa e jonë”. /Klan Kosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.