FIDANISHTJA

Sahiti: Situata me COVID-19 na ka penalizuar në këto ndeshje, vetëm fitore ndaj Moldavisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese në Ligën e Kombeve ku luan me Moldavinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.

Kosova tashmë i ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim madje nesër luan për ta ruajtur statusin në Ligën C, ndryshe një humbje do ta dërgonte në Ligën D çka do të ishte një hap i madh mbrapa.

Ndihmëstrajneri te Kosova, Muharrem Sahiti që do ta udhëheq ndeshjen në mungesë të Bernard Challandes i infektuar me COVID-19.

Ai foli për mungesat e mëdha që po i ka Kosova në këto ndeshje shkaku i pandemisë COVID-19.

Mobi Casa

“COVID-19 dhe lëndimet na kanë prekur më së shumti neve. Në asnjë ndeshje nuk kemi qenë komplet dhe atë jo vetëm me një ose dy lojtarë por në çdo ndeshje kemi pasur 5-6 mungesa të rëndësishme dhe kjo sigurisht që e ka bërë të vetën. Sigurisht që rikthimi i Shalës dhe Celinës na motivon për fitore. Moldavia nuk është kundërshtar i lehtë por ne jemi favorit dhe duhet ta dëshmojmë këtë në fushë. Ne hyjmë vetëm për fitore”.

“Mendoj se jemi penalizuar më së shumti, por tash gjendja e lojtarëve është e mirë. Paraqitja ndaj Sllovenisë na ka ngritur moralisht, ndaj Moldavisë jemi favorit. Por, kjo nuk duhet të jetë bazë por të përqendrohemi maksimalisht për ta synuar fitoren”, ka thënë Sahiti.

Ai foli edhe ftesën ndaj Armend Thaqit të Ballkanit.

“Në mungesë të mbrojtësve kemi qenë të detyruar ta ftojmë edhe Thaqin. Sigurisht që ai ka pasur performancë shumë të mirë në kampionat dhe kjo ka qenë një tjetër arsye pse e kemi ftuar me shpresë që do ta ketë edhe mundësinë të tregojë vetën në fushë. Pra nuk është ftuar vetëm për numër por nëse ka nevojë edhe mund ta aktivizohet”, ka thënë Muharrem Sahiti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.