FITORJA

Sahiti përfundimisht e shkëput kontratën me Sibenikun

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Suad Sahiti është lojtar i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me skuadrën e Shibenikut.

Konfirmimi i shkëputjes së kontratës me klubin kroat, i ka ardhur Sahitit të hënën nga Federata e Futbollit të Kroacisë.

Ai nëpërmjet federatës kishte kërkuar një gjë të tillë më datën 27 janar, pasi klubi i Shibenikut e kishte suspenduar muaj më parë për shkak se kishte refuzuar rinovimin e kontratës.

Mobi Casa

Sahiti nuk kishte pranuar rinovimin e saj për shkak të pagës më të ulët dhe klubi kishte marrë vendim për ta suspenduar, shkruan GazetaOlle.

Tani që është lojtar i lirë, Sahiti po shqyrton ofertat për ta vazhduar karrierën. Ai kishte kontrata me Shibenikun deri në verën e këtij viti.

28-vjeçari iu bashkua ekipit kroat në fillim të vitit 2021, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Zrinjski, Wisla Plock, Septemvri Sofia, Larisa, Skënderbeu e Rabotniçki.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.