UBT

Sahiti: Kemi shumë mungesa, ndeshja me Slloveninë shumë e vështirë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti iu drejtua mediave në konferencë për shtyp, një ditë para takimit ndaj Sllovenisë që zhvillohet në Ljubjanë.

“Kemi një ndeshje mjaft të vështirë kundër Sllovenisë që vërtetë është një skuadër mjaft kualitative. Pavarësisht kësaj, është ndeshja e parafundit për ne në Nations League. Në këtë situatë jonormale të pandemisë, kemi shumë mungesa. Kësaj i shtohen edhe lëndimet dhe dënimet që kemi por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të japim maksimumin nesër” deklaroi Sahiti.

United Hospital

Në mungesë të Bernard Challandes që vazhdon të jetë i infektuar me Covid19, Sahiti do të udhëheq ekipin.

“Kemi disa lojtarë që nuk kanë minutazhë të mjaftueshme në klube dhe ky do të jetë një tjetër faktor. Kemi njohuri për Slloveninë, kemi punuar shumë në atë drejtim. Nesër do të bëjmë gjithçka për të arritur një rezultat pozitiv. Kemi shumë besim te grupi, tek lojtarët. Është shumë e rëndësishme të shohim reagimin e lojtarëve” shtoi trajneri gjilanas. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.