Hidromorava

Sahiti: Azerbajxhani e anuloi ndeshjen miqësore

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Trajneri momental i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur për anulimin e ndeshjes miqësore e paraparë të zhvillohet me 2 shkurt në Antalia të Turqisë, ndaj Azerbajxhanit.

Ish sulmuesi i rrezikshëm kosovar ndjehet keq për futbollistët e Superligës, për të cilët kjo ndeshje do të ishte e mirëseardhur.

Por, ai pohoi se përkundër insistimit të FFK-së, kundërshtari ishte kategorik ndeshja mos të zhvillohet.

Mobi Casa

“Azerbajxhani fillimisht ka qenë insistues që ndeshja të zhvillohet, madje ata morën edhe barrën e organizimit dhe anën financiare të saj”.

“Por, pasi u shortuam me ta, ata ishin kategorik që ndeshja të anulohet”, deklaroi Sahiti.

“Arsyeja që nuk dëshiruan të luajnë është se futbollistët e Kombëtares së tyre shumica janë nga kampionati vendor, andaj nuk deshën të kemi informata rreth mënyrës së lojës që ata aplikojnë”, tha Sahiti./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.