UBT

Sahatqija: Në Bruksel na paralajmëruan, nëse shkojmë në zgjedhje shtyhet për 1 vit procesi i integrimeve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Deputetja nga radhët e LDK-së, njëherit edhe kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum ka folur për bisedimet në Bruksel dhe situatën aktuale.

“Na siguruan që nuk do të kërkojnë më raporte për procesin e liberalizimit të vizve dhe se ky është i fundit”, tha deputetja Sahatqija, duke folur pas vizitës që kishte në Parlamentin e Evropian.

Në pyetjen se a do të ketë zgjedhje këtë vit, Sahatqija tha se ndërkombëtarët ia kanë kujtuar vitin 2014, ku Kosova për gjashtë muaj pati bllokadë politike.

Uji Dea

“Na thanë se nëse mbahen zgjedhjet, shtyhet për 1 vit procesi i integrimeve. Ne e dimë çfarë do të thotë kur një rezolutë e keqe kalon, mjafton me u kujtua rezoluta e Dick Marty’t”, u shpreh deputetja, lidhur me kalimin e rezolutës së Serbisë në Këshillin e Evropës.

Ajo përmendi si suksese ne rrugën drejt integrimit evropian zhvillimin ekonomik, kthimin e emigranteve, luftën kundër terrorizmit.

Për procesin e liberalizimit te vizave, deputetja tha se pritet qe këtë vit te liberalizohen, por pa theksuar ndonjë date.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.