Mobi Casa

Sahat Kulla ishte simbolikë e themelimit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sahat Kulla ishte unikate dhe në kujtesën historike të qytetarëve të Anamoravës përfaqëson një toponim të caktuar, ajo e ka fituar të drejtën e vet historike dhe juridike gjatë shekujve të kaluar.

Njëri ndër objektet publike më karakteristike të trashëgimisë arkitektonike kulturore të Gjilanit, ishte Sahat Kulla, me të cilin shpesh identifikohet edhe Gjilani. Kështu thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”.

Sipas autorit për këtë objekt karakteristik mungojnë të dhënat e nevojshme dokumentare, sidomos ato më të hershme, si për vitin e ndërtimit, ashtu edhe për detajet e tjera.

KKGJILAN

Nga disa të dhëna të autorëve të huaj, por edhe vendës, të bazuar në të dhëna memoriale, Sahat Kulla është ndërtuar nga Bahti be Gjinolli, menjëherë pas vendosjes në Gjilan dhe fillimisht si kullë mbrojtëse për t`u shndërruar më vonë në Sahat Kullë.

Ora e vendosur në kumbonare, shënonte kohën e sakët dhe shërbente për orientimin e banorëve të qytetit, zejtarëve e tregtarëve dhe kalimtarët e rastit.

Autori i librit ka thënë se Sahat Kulla ishte unikate dhe në kujtesën historike të qytetarëve të Anamoravës përfaqëson një toponim të caktuar, ajo e ka fituar të drejtën e vet historike dhe juridike gjatë shekujve të kaluar. E rrënuan ata që nuk ia ditën vlerën, apo ata që deshën ta varfërojnë e ta zhveshin Gjilanin nga vlerat e tij të lashta monumentale kulturore, historike e arkitekturore, Sahat Kulla ishte simbolikë e themelimit të Gjilanit thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani./rajonipress/