Sadriu: Vrasja e djalit tim ishte e porositur
Gjilan – Shaban Sadriu i moshës 18 vjeçare është plagosur nga persona të panjohur më 6 gushtë të viti 2012 derisa më 19 nëntor 2012 ka vdekur në QKUK. Prindi i tij Selami Sadriu thotë për rajonipress se as policia e as prokuroria asnjë hetim nuk e kanë zhvilluar e as nuk kanë marrë në pyetje askënd përkundër faktit që ka ofruar dëshmi. Unë dua ta zbardhi vrasjen e djalit tim sepse dyshoj se vrasja ishte e porositur dhe nuk do të heshti shprehet ai.
Selami Sadriu e ka humbur djalin e tij Shabanin në moshën më të mirë. Ende pa i mbushur 18 vite, Shaban Sadriu u plagos për vdekje më 6 gushtë të vitit 2012 në vendin e quajtur “varrezat e muhaxhirëve” në Sllubicë. Për një kohë të gjatë qëndroj në koma në QKUK, ku edhe vdiq më 19 nëntor 2012.
Që nga ajo kohë familja e Shaban Sadriut nuk kanë asnjë lajm, asnjë informacion as nga policia e as nga prokuroria. Selami Sadriu prindi i Shabanit thotë për rajonipress se është i zhgënjyer në policinë dhe prokurorinë.”Lëre që nuk kanë zhvilluar asnjë hetim e as nuk kanë marrë në pyetje askënd rreth rastit , por unë si prind nuk po mundem ta takojë asnjë nga policia e as nga prokuroria” shprehet i revoltuar Selamiu.
Selamiu tha se ka ofruar disa dyshime fillestare për vrasjen e djalit, por askush nuk po i heton. “Unë si prind nuk kam marrë asnjë raport zyrtarë dhe nuk kam parë se dikush po e heton rastin. Jam shumë i shqetësuar sepse pos që humba djalin , tani kemi edhe frikë, unë , shoqja dhe fëmijët. Kemi frikës sepse nuk po e dimë se nga na erdhi ajo tragjedi, edhe pse me askënd nuk jam në bela e as kërkujt nuk i kam pasur borxh” shprehet Selamiu.
Selami Sadriu si kryefamiljar thotë se rastin do ta dërgojë deri në fund.”Dua ta zbardhi vrasjen e djalit sepse unë dyshojë se vrasja e djalit tim është bërë me pagesë” tha shkurt Sadriu.
Ai tha se ka bërë përpjekje të vazhdueshme që ta takojë kryeprokurorin e Gjilanit, por vazhdimisht është refuzuar. “Unë vërtet gjendjen e kam të rëndë dhe kushtet e vështira materiale e sociale , por vdekja e djalit më ka tronditur fort dhe nuk dorëzohem lehtë. Ata që i udhëheqin këto institucione të hetuesisë duhet të kenë pak shpirt e ndenja dhe të kuptojnë se djali im ka mundur të jetë edhe fëmija i tyre” rrëfen Selamiu dhe i dalin lotët e nuk mund të përmbahet.
Ismet Hashani zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan i kontaktuar nga rajonipress tha se rasti i Shaban Sadriut nuk është lënë në harresë, por tani hetimet varen prej Prokurorisë. “Në atë rast nuk ka pasur të dyshuar, por hetimet megjithatë kanë vazhduar “tha shkurt Hashani./rajonipress/


