ARKATANA

Sadriu: Liderët heshtnin si pula para Stankoviqit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në Tryezën e rrumbullakët “Marrëdhëniet etnike dhe sundimi i Ligjit në Serbi të jugut”, të mbajtur në Preshevë, Kujtim Sadriu pati një debat të nxehtë me kryetarin e Trupi Koordinues Zoran Santakoviq.

Kujtim Sadriu nga Presheva, njëherit iniciator për hapjen e Universitetit Ndërkombëtar në qytetin e tij, ka nxehur debatin në tryezën e rrumbullakët të mbajtur në Preshevë gjatë së mërkurës ku është biseduar edhe për problematikën e nostrifikimit të diplomave të studentëve nga Lugina që kanë përfunduar studimet në Kosovë.

Ai në një deklaratë të shkruar për media shpjegon ballafaqimin e tij me kryetarin ë Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, për të cilin thotë se “na ka gënjyer”.

“Stankoviqi na gënjeu para syve, kinse janë nostrifikuar 80 diploma nga Universitetet e Republikës së Kosovës, gjë që nuk është e vërtetë. Mua personalisht, nuk më vinte çudi me deklaratat e zyrtarit të lartë shtetëror, por për çudi më vinte mos reagimet e liderëve, të cilët heshtnin si pula”, shkruan në deklaratën e tij Sadriu, transmeton Titulli.

Hidromorava

“I pyetur nga ana ime: Zotëri Stankoviq, a jeni në dijeni se Gjykata Kushtetuese e Serbisë, ka ndaluar nostrifikimin e diplomave të Kosovë dhe se a e konsideroni ju këtë marrëveshje antikushtetuese, ai u përgjigj, se po jam në dijeni që ka ardhur një vendim tillë, por akoma nuk është i plotfuqishëm! Pyetja ime e radhës ishte, nëse kjo është antikushtetuese, a do të jetë antikushtetuese edhe integrimi i kufijve, a do të jetë antikushtetuese hyrja e qytetarëve nga Kosova me letërnjoftime të Republikës së Kosovës, ai u përgjigj nuk është akoma në fuqi një vendim i tillë!!!”, shprehet Sadriu.

Iniciuesi për hapjen e degës për arsim të lartë në këtë qytet, në pyetjen e gazetarëve se si e komentoni paralajmërimin se mund të merren masa për hapjen e Universitetit Ndërkombëtar në Preshevë, theksoi:

“Nuk më brengosin mua deklarimet e Stankoviqit, e dimë të gjithë se arsimimi i shqiptarëve për te është një armë e jo një zgjidhje demokratike. Ai nuk më çuditi, por më çuditën liderët që heshtnin dhe buzëqeshnin me ironi dhe duke u kënaqur me kërcënimet e tij, se do të më pengoj në rrugën time të kombit tim. Buzëqeshja ironike e liderëve me Stankoviqin më kujtoi thënien e Faik Konicës -Ruaje Zot Shqipërinë nga Shqiptarët-“.

“Le ta gjykojnë vetë lexuesit dhe ata që i shkojnë për lale një zyrtari të tillë, i cili në krye të këtij institucioni të lartë do të qëndroj edhe pak, ngase po flitet se së shpejti shef i Trupit Koordinues do të emërohet, një tjetër nga radhët e pushtetarëve beogradas”, përfundon deklarimin e tij të shkruar Kujtim Sadriu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.