Fundamenti

Sadriu: Kërkova drejtësi për vrasjen e djalit, më kërcënuan me burgosje pse kam folur për mediat

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Selami Sadriut i është vrarë djali Shaban Sadriu në rrethana të panjohura në gushtë të vitit 2012 dhe që nga ajo kohë thotë se ende asnjë informacion zyrtar nuk e ka se çfarë ka ndodhur atë ditë kritike. Por Selamiu ka një hall tjetër, në vend se hetuesit të kërkonin falje për vonesat e tyre rreth zbardhjes së rastit një hetues mu kërcënua me burgosje. Do të burgosim sepse ke folur me media për rastin. A ka shtet në Kosovë, a ka ligj, gjykatës, prokuror që mundet mem ndalë mos me kërkue zbardhjen e vrasjes së djalit tim. Si është e mundur që krimi i organizuar të përfshijë dhe të arrijë aq larg në polici e prokurori shtron dilemat prindi Selami Sadriu.

Nuk flet shumë, është i heshtur sepse thotë se ka heshtur e pritur plotë shtatë vite. Selami Sadriu nga Sllubica e Gjilanit vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen e djalit të tij Shaban Sadriut. “Nuk mund të rri rahat e të mos kërkojë drejtësi për vrasësit e djalit tim. Ata janë kriminel, por që e kanë përkrahjen e njerëzve të shtetit, të atyre që duhet ta ndriçojnë rastin nuk e kisha besuar kurrë. Jam shumë i zhgënjyer me hetuesit tanë. Unë jam prind dhe normal që kam mërzi dhe jam i lodhur dhe i mllefosur. Më kanë kërkuar hetuesit dhe u përgjigja, mendoja se mos kanë zbardhur diç rreth rastit dhe për habinë time aty një hetues B.K. më kërcënoi me burgosje. Ke folur dhe na ke akuzuar në media, e dinë që mundemi me të burgosur” sqaron Selamiu.

Selamiu thotë se ka mbetur i habitur nga ky gjest i hetuesit. “Aty e kuptova se puna qenka shumë me e thellë, aty e kuptova se dikush po i mbron kriminelët që ma vranë djalin. U thash se kam folur dhe do të flas me çdo gazetar sepse është në pyetje biri im 18 vjeçar. Nuk do të ndalem deri në sekondën e fundit. E kam një takim me Jetish Malokun dhe do të shoh se çka mendon ai për këto ndërhyrje dhe kërcënime. Nëse edhe prokuroria më kërcënon atëherë e di se kriminelët po i mbron shteti” shprehet i mllefosur Sadriu.

Sadriu thotë se vrasja e djalit të tij ishte e porositur. “7 vite pritje, dhe asnjë hetim zyrtar.
Unë po dyshoj se qëllimisht lënda po zvarritet sepse krimi i organizuar i ka rrënjët në prokurori dhe polici. Unë jam viktimë dhe palë e dëmtuar dhe s`kam çfarë humbi tutje, dua vetëm drejtësi dhe dua që Jetish Maloku të merret seriozisht me këtë rast, para se të kërkojë ndihmë nga Prishtina” u shpreh Sadriu.

Mobi Casa

Sadriu tha se ka dyshuar që nga fillimi se vrasësi i djalit të tij është i fshatrave përreth tyre.

Ndryshe, Shaban Sadriu i moshës 18 vjeçare ishte plagosur nga persona të panjohur më 6 gushtë të viti 2012 derisa më 19 nëntor 2012 kishte vdekur në QKUK.

Selamiu edhe atëherë kishte ofruar disa dyshime fillestare për vrasjen e djalit, por askush nuk i ka hetuar ata. “Unë si prind nuk kam marrë asnjë raport zyrtarë dhe nuk kam parë se dikush po e heton rastin. Jam shumë i shqetësuar sepse pos që humba djalin, tani kemi edhe frikë, unë, shoqja dhe fëmijët. Kemi frikë sepse nuk po e dimë se nga na erdhi ajo tragjedi, edhe pse me askënd nuk jam në bela e as kërkujt nuk i kam pasur borxh” shprehet Selamiu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.