Eko Higjiena

Sadriu, Faniqi dhe Zahiri zgjidhen asambleistë në komunën Opfikon-Glattbrugg

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qëndresa Sadriu, Taulant Faniqi dhe Ibrahim Zahiri zgjidhen si ansambleistë në komunën e Opfikon-Glattbrugg, ndërsa Shaban Haliti zgjidhet në Bordin Drejtues të Shkollave, shkruan Sadriu në rrjetet sociale.

Gjatë zgjedhjeve të sotme (15 prill) komunale në Opfikon-Glattbrugg, është një shqiptare nga Gjilani që është rizgjedhur si ansambleiste në Kuvendin Komunal. Bëhet fjalë për Qendresa Sadriu, e cila është njëherësh edhe kryetare e Partisë Social Demokrate për komunën ku garonte, shkruan albinfo.ch. Krahas Sadriut, si ansambleist janë zgjedhur edhe Taulant Faniqi, Ibrahim Zahiri, ndërsa Shaban Haliti në Bordin Drejtues të Shkollave, shkruan albinfo.ch.

“Kjo është një fitore e madhe për etablimin e komunitetit shqiptar në organet shtetërore legjislative zvicerane.”

Eco Higjiena

Qëndresa Sadriu që nga mosha 18-vjeçare në mënyrë aktive merret me politikë. Në zgjedhjet komunale të marsit 2014 Qëndresa kishte siguruar një vend në Kuvendin Komunal të Glattbrugg-ut, kurse po atë vit ajo hyri në kryesi të SP-së. Në tetor 2015 ajo garoi për deputete në parlamentin e Zvicrës, por nuk u zgjodh pavarësisht se fitoi 65 mijë vota.

http://www.albinfo.ch/sadriu-faniqi-dhe-zahiri-zgjidhen-asambleiste-ne-komunen-opfikon-glattbrugg/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.