ARKATANA

Sadovinasit kërkojnë investime në shkolla dhe përmendore

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sadovinasti kanë kërkuar nga Komuna që si prioritet të investimeve në të ardhmen për këtë fshat të jetë vendosja e ngrohjes qendrore për shkollën e këtij fshati, zhytjen në bronz të përmendoreve të dëshmorëve Bajram dhe Gursel Sylejmani si dhe shtruarjen e rrugëve bujqësore por edhe asfaltimin e rrugëve lokale.

Banorët e fshatit Sadovinë e Jerlive të Komunës së Vitisë kanë diskutuar rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2013-2015 .

Sadovinasti kanë kërkuar nga Komuna që si prioritet të investimeve në të ardhmen për këtë fshat të jetë vendosja e ngrohjes qendrore për shkollën e këtij fshati, zhytjen në bronz të përmendoreve të dëshmorëve Bajram dhe Gursel Sylejmani si dhe shtruarjen e rrugëve bujqësore por edhe asfaltimin e rrugëve lokale.

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Abdyl Bajrami duke e paraqitur arsyetimin e këtij takimi tha se me këtë synohet që bashkërisht të hartohet një plan i investimeve ku në mënyrë proporcionale do të ndahet buxhetit për investimet kapitale. “ Të nderuar qytetarë nga bashkëdiskutimet tuaja ne dëshirojmë që për vitin e ardhshëm të bëjmë një plan që të investohet në të gjitha fshatrat edhe pse për investimet kapitale i kemi vetëm 1,767.000€ . Sidoqoftë ju sugjerojmë që t`i caktoni prioritetet për investimet kapitale në fshatin tuaj për të ardhmen të cilat do të evidentohen dhe do të procedohen me tutje me qëllim që të investohet aty ku dëshironi ju ” u shpreh Bajrami.

FITORJA

Ndërsa Islam Jashari Drejtor i Ekonomisë,Financave dhe Zhvillimit paraqiti ekzekutimin e buxhetit për 6 mujorin e parë të këtij viti dhe është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve që ndërlidhën me projektet investive nëpër fshatrat e Komunës së Vitisë.

Gjatë këtij takimi Sadovinasti kërkuan nga Komuna që si prioritet të investimeve në të ardhmen për këtë fshat të jetë vendosja e ngrohjes qendrore për shkollën e këtij fshati, zhytjen në bronz të përmendoreve të dëshmorëve Bajram dhe Gursel Sylejmani si dhe shtruarjen e rrugëve bujqësore por edhe asfaltimin e rrugëve lokale.

Gjithashtu ata kërkuan nga Komuna të kërkojnë nga Ministria e Infrastrukturës që të rregulloj rrugën magjistrale që është për skaj të këtij fshati. Ky takim është organizuar nga Institucionet Komunale të Vitisë, konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare ELITA-Viti dhe në mbështetje të fondacionit për Shoqëri të hapur KFOS ndërsa është pjesë e planit të zyrës për Informim Publik ku parashihen të mbahen 10 takimet të tilla në fshatrat e ndryshme të Komunës së Vitisë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.