Eko Higjiena

Sadovina e Jerlive dhe Gërmova përfituese të Projektit për Zhvillimin e Komunitetit

/ 1 minutë lexim

Viti – Në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Komunitetit , ku janë të përfshirë fshatrat Gërmovë dhe Sadovinë, është përuruar sot serra e parë nga 6 sosh sa janë ndarë të fshatin Sadovinë të Jerlive, nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor dhe udhëheqësit e Fondacionit Kosovë-Luksemburg, kanë vizituar serrën e Gjylsime Dushkut nga Sadovina, e cila ishte përfituese e këtij projekti.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka theksuar nevojën për mbështetje të komunitetit në sferën e bujqësisë dhe ka premtuar mbështetje të vazhdueshme së bashku me Fondacionin Kosovë-Luksemburg.

UBT

Ndryshe, projekti për Zhvillimin e Komunitetit që financohet nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg dhe me bashkëfinancim të komunës së Vitisë, do të realizohet brenda 3 vjetësh.

Në fshatrat përfituese të këtij projekti Sadovinë e Jerlive dhe Gërmovë, parashihen investime në fushën e arsimit dhe zhvillimit ekonomik, ku bënë pjesë sfera e bujqësisë./rajonipress/