United Hospital

Sadiku zihet me shokun e skuadrës për të gjuajtur penalltinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka qenë protagonist i një skene të rrallë mbrëmjen e djeshme në Ligën e Evropës, teksa ekipi i tij, Zyrihu, ndeshej në shtëpi përballë spanjollëve të Vijarealit.

Në minutën e 87, Zyrihu ishte në disavantazh 0-1 dhe fitoi një penallti. Mesfushori zviceran Roberto Rodrigez mori topin në duar për t’u bërë gati për të gjuajtur nga pika e bardhë, por sulmuesi shqiptar kërkoi t’i merrte topin për ta goditur vetë penalltinë. Në atë moment pati dy-tre shtyrje mes të dyve dhe në fund goditjen e mori përsipër Rodrigezi. Për fatin e tij të mirë, ai e shndërroi në gol atë penallti dhe Zyrihu arriti të merrte një pikë nga kjo përballje.

United Hospital

Pas ndeshjes Sadiku nuk pranoi të fliste për gazetarët, duke lënë të kuptohet se ishte ende i mërzitur për faktin që nuk e gjuajti ai penalltinë. Ndërkohë mesfushori Rodrigez tha: “Gjuajta unë sepse e kisha topin në duar dhe isha i bindur që do të shënoja.”

Ndërkohë trajneri Uli Forte e sqaroi përplasjen e dy lojtarëve të tij duke thënë: “Ne penalltitë i kemi të përcaktuara, por të dy futbollistët u aktivizuan ën fushë në pjesën e dytë ndaj dhe ndodhi ngatërresa. Gjithsesi, fakti që të dy donin të gjuanin, tregon se ishin të gatshëm të merrnin përsipër përgjegjësi.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.