HW

Sadiku “trazon mendimet”e De Biasit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Armando Sadiku mund të rezultojë njeriu kyç në sulmin e Shqipërisë. Bomberi i lindur në Elbasan po kalon një moment të artë në aspektin personal.

Një sezon i kurorëzuar me mbijetesën e Vaduzit në Superligën e Zvicrës ku shënoi 7 gola vendimtarë, ndërsa nuk di të ndalet as kur vesh fanellën kuqezi.

Rrjeta spektakolare kundër Katarit është e fundit në radhën e gjatë të golave që 25-vjecari ka sigluar gjatë këtij sezoni, duke vënë në mendime edhe trajnerin Gianni De Biasi, i cili mund të ndryshojë hierarkinë në majën e sulmit edhe pse Balaj e Cikalleshi konsideroheshin titullarë vetëm pak javë më parë.

Shifrat i japin të drejtë Sadikut i cili me fanellën e Kombëtares ka realizuar 4 gola.

FIDANISHTJA

Ndaj Katarit, Luksemburgut dhe Armenisë ai edhe pse nuk është aktivizuar titullar nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë e trajnerit, ndërsa një tjetër rrjetë ka arritur ta prekë në vitin 2012 kundër Qipros në ndeshjen eliminatore të Botërorit të fituar 3-1.

Në krahun tjetër, Sokol Cikalleshi mbetet një kandidaturë e fortë por shtyllat e panumërta e kanë penalizuar duke e ndalur në kuotën e 2 golave si kuqezi kundër Luksemburgut dhe Gjeorgjisë, ndërsa Balaj mbetet në kuotën 1 edhe pse ai gol në transfertën e Portugalisë do të mbahet mend gjatë jo vetëm për rëndësinë që i dha garës së kualifikimit por edhe për realizimin perfekt. Gjithsesi, kohët kanë ndryshuar dhe duket se De Biasi kërkon të ndryshojë fytyrën e skuadrës, Sadiku ndoshta në ndeshjen e radhës do të ulë në stol dy rivalët e tij sepse ky është momenti i tij.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.