Fundamenti

Sadiku shënon në fitoren e Luganos

/ 1 minutë lexim

Lugano – Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, ka kontribuar me një gol në fitoren bindëse të Luganos me rezultatin 3:0 në udhëtim kundër Locarnos.

Ndeshja i takoi javës së 17-të të kategorisë së dytë zvicerane dhe u zhvillua të dielën. Sadiku ishte titullar dhe luajti gjatë tërë ndeshjes.

Hidromorava

Ai e shënoi golin e epërsisë në minutën e 32-të nga penalltia. Për Sadikun 21-vjeçar, ky ishte goli i 11-të këtë edicion.

Te Lugano deri në minutën e 70-të u aktivizua edhe Gëzim Shalaj. Me këtë fitore, Lugano renditet në pozitën e shtatë në tabelë, me 21 pikë të grumbulluara.