Sadiku shënon dy gola në fitoren e Vaduzit

Armando Sadiku ka arritur të shënojë dy gola në fitoren 5-2 të Vaduzit ndaj Luganos.Ylli i Kombëtares së shqiptarëve shënoi në minutat 45’ dhe 60’.
Vaduzi vazhdon të qëndrojë në pozitën e nëntë me 18 pikë, ndërsa Lugano në të tetën me një pikë më shumë.
Vlen të theksohet se edhe Sokol Cikalleshi ka shënuar dy gola në barazimin e Basaksehir ndaj Bursasporit. /Telegrafi/