Uji Dea

Sadiku rikthehet në Kombëtare dhe zbulon të ardhmen

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

25 Mars 2019 Andorra-Shqipëri 0-3, hera e fundit që Armando Sadiku e dërgonte topin në rrjetë me fanellën që e ka si lëkurë të dytë atë kuqezi, skuadra përfaqësuese i ka munguar, nuk luan me kombëtaren që nga 11 qershor i 2019-ës dhe 1 vit e thuajse 3 muaj janë një përjetësi për sulmuesin, i cili tashmë më në fund rikthehet të jetë pjesë e kombëtares.

29-vjeçari u shfaq i lumtur që do të kontribuojë sërish për kombin e tij me shpresën që të jetë gjithmonë vendimtar.

Uefa Nations League do të nisë një tjetër rrugëtim me takimet ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, Sadiku ka bindjen se kjo kombëtare duke ecur shkallë-shkallë e ka kapacitetin për të bërë gjëra të mëdha.

Uji Dea

Sezoni që përfundoi me fanellën e Malagës ishte më i miri në karrierë për Armando Sadikun përsa i përket aktivizimeve.

Sulmuesi në 36 ndeshje të luajtura realizoi 13 gola, vërtetë një edicion për tu mbajtur mend.

Në mirëkuptim të plotë me Levanten që zotëronte kartonin, Sadiku vendosi të zgjidhte kontratën dhe për momentin është një lojtar i lirë, ndërsa ofertat në tryezën e tij nuk mungojnë. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.