Fundamenti

Sadiku, prioriteti kryesor i Helsingborgut

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Drejtuesit e skuadrës suedeze, Helsingborgs po mundohen t’i mbajnë në klub disa lojtarë që janë afër skadimit të kontratave. Por, prioritet i klubit është mbrojtësi kosovar, Loret Sadiku.

Helsingborgs po mundohen t’i mbajë në skuadër disa lojtarë që janë afër skadimit të kontratave. Jere Uronen, Ardian Gashi, Alvaro Santos dhe Daniel Nordmark janë disa nga lojtarët që do t’u skadojë kontrata, por, prioritet i klubit mbetet mbrojtësi kosovar, Loret Sadiku.

UBT

‘’Loret Sadiku ka një kontratë që përfundon në fund të vitit. Ai është lojtar që ne duam për të nënshkruar një kontratë më të gjatë. Ndërkohë, ai ka cilësi të mëdha, të cilat janë interesante edhe për ligat e mëdha’’, ka deklaruar drejtori sportiv i Helsingborgut, Jesper Jansson.