Uji Dea

Sadiku nga Spanja: S’e morëm seriozisht koronavirusin, tani jemi ngujuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares që aktivizohet me Malagën në Spanjë, tregoi nëpërmjet një lidhjeje me Top Channel se si po e përjetojnë pandeminë e Koronavirusit në qytetin andaluz, ku humbi jetën një trajner vetëm 21-vjeç, pasi u infektua me këtë virus.

“Kemi dy javë që qëndrojmë të mbyllur dhe, faleminderit Zotit, jemi mirë deri tani. Fatmirësisht, nuk ka asnjë të infektuar te Malaga, ndërsa në Spanjë i kanë marrë masat me vonesë ka shumë të prekur. Sa hap televizorin nuk dëgjon asgjë tjetër veçse “Koronavirus, virus, vdekje”. Po jetojmë një moment të vështirë. Unë jam person pozitiv dhe mendoj kështu, që do t’ia dalim sa më shpejt.

Në dhomat e zhveshjes vetëm talleshim dhe bënim shaka me Koronavirusin. Unë gjithashtu bëja video me maska dhe bëja shaka. Doktori i ekipit na thoshte që nuk ka asgjë, e kalon lehtë Koronavirusin, nuk ka gjë të rrezikshme dhe është vetëm për të moshuarit.

Eco Higjiena

Pastaj, kur vdiq ai trajneri 21-vjeçar në Malaga, që kishte edhe leucemi, na kanë dërguar direkt në shtëpi. Kjo pasi tek ky trajneri ishin dhe dy fëmijë të lojtarëve tanë dhe gjendja u bë serioze.”

Edhe pse është e vështirë, Sadiku shpjegon se po mundohet të mbajë formën fizike në kushtet e karantinimit.

“Kam një shtëpi dhe tarracë të madhe dhe po stërvitem këtu, gati çdo ditë. Tani po i zbatojnë shumë rregullat në Spanjë, njerëzit nuk dalin dhe kur e bëjnë këtë gjë për ushqimet, janë të pashoqëruar. Më kishte ardhur ftesa nga Kombëtarja dhe do të isha gati për këto dy ndeshje miqësore, por janë anuluar”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.