Eko Higjiena

Sadiku në Turqi, Helsinborgu e pengon!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Loret Sadiku para disa ditësh ka qenë në Turqi për ta kryer marrëveshjen me klubin turk, Mersin dhe për ta nënshkruar kontratën me ta. Lajmin e konfirmojnë burime të Arenës pranë futbollistit, që po ashtu bëjnë të ditur se mbrojtësi kosovar nuk ka nënshkruar me klubin turk për shkak të klubit të tij aktual, Hensingborg.

Klubi suedez po kërkon me çdo kusht ta mbajë Loretin, duke e pamundësuar kështu transferimin e tij në kampionatin turk. Arena ka provuar të kontaktojë me Loretin, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

UBT

Zhvillime të reja pritet të ndodhin gjatë ditëve në vijim, por një gjë duket më se e sigurt: e ardhmja e mbrojtësit prishtinas është larg Helsingborgut.