Sadiku: Në Kamenicë pushteti, nuk bënë asgjë për shëndetin e qytetarëve!

Kamenicë – Në Kamenicë askush nuk e pengon grumbullimin e qytetarëve, askush nuk e kërkon vendosjen e maskës as mbajtjen e distancës……Pushteti është i koncentruar në arritjen e objektives së tij, që sa më shumë të zhvasë e të vjedh dhe po ashtu t’i numëroj kufomat në mënyrë që t’a fajësoi qeverisjen qendrore thotë Gani Sadiku.
“Vet nuk bënë asgjë për shëndetin publik, ama bash asgjë! AAK-ja, një forcë politike demode në Kamenicë, ku kryetari i degës së saj, njëherit nënkryetar i komunës, është pushtet në veti (i cili merret vetëm me projekte për përfitime të veta personale), e ka fjalën kryesore, ndërkaq kryetari i kësaj komune është vetëm objekt tallje nga të tjerët….Komuna e Kamenicës meriton më shumë se sa këtë qeverisje morbide” thotë Gani Sadiku.
“Kur njerëzit vdesin për një “gojë” oksigjen, ky pushtet investon qindra mijëra euro për një shesh i cili është një projekt krejt i panevojshëm, bile edhe i pa kuptimtë” mendon Gani Sadiku./rajonipress/