Sadiku në formë, shënon dy gola në fitoren e Zurich
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të skuadrës së tij kundër Wohlen me rezultat 4-0.
Sadiku realizoi golin e parë në ndeshje dhe të fundit, për rezultatin përfundimtar.
Zurich e ka filluar mbarë sezonin e ri ku gjendet në pozitën e parë me shtatë pikë, ndërsa Sadiku në tre ndeshjet në fillim të sezonit ka shënuar 3 gola./Indeksonline/


