ARKATANA

Sadiku, kandidat për lojtarin e muajit në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prestigjozja zvicerane Blick shpërblen Armando Sadikun për paraqitjet e tij të mira me fanellën e Vaduzit gjatë javëve të fundit.

Sulmuesi shqiptar është përfshirë nga gazeta në fjalë në 5 kandidaturat për futbollistin më të mirë të muajit Shkurt në Superligën zvicerane.

Blick e ka vendosur përkrah emrave të tillë si Michael Lang i Baselit, Danijel Aleksic i St Gallen, Theofanis Gekas i Sionit dhe Ridge Munsy i Thun-it.

Me votat e deritanishme 24-vjecari nga Elbasani pozicionohet në vendin e 3-të pasi ka grumbulluar vetëm 15,7 % të tyre.

FIDANISHTJA

Pasi e harroi Sadikun pas paraqitjes fantastike që zhvilloi në ndeshjen e parë me fanellën e Vaduzit ndaj ish skuadrës së tij Luganos, Blick bëri prapakthehu duke e përfshirë bomberin shqiptar në 11-shen më të mirë në 2 raste gjatë tre javëve të fundit të kampionatit helvet.

Gazeta zvicerane e argumenton përfshirjen e Sadikut në një ndër 5 lojtarët më të mirë të muajit Shkurt me këto fjalë: “Armando Sadiku i transferuar nga Zyrihu te Vaduzi në formë huazimi gjatë merkatos së Janarit ka shkëlqyer në muajin e kaluar me skuadrën e tij të re”.

Blick më tej vijon: “Sadiku golashënuesi më i mirë Zyrihut në dy fazat e para të kampionatit me 5 gola, në vetëm pak kohë është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të Vaduzit teksa me 3 gola dhe dy asiste në 4 ndeshjet e fundit, ka ndihmuar jashtëzakonisht ekipin nga Lihtenshtejni”, raporton supersportlal

Gazeta zvicerane e mbyll argumentimin e saj me fjalët. “Te Fc Zyrihu tashmë po e qajnë largimin e sulmuesit shqiptar”. Kjo për vetë faktin se Zyrihu po lufton për mbijetesë dhe në një moment të tillë ku gjetja e golit është kthyer në një problem, kjo skuadër do të kishte me të vërtetë nevojë për një lojtar si Armando Sadiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.