ARKATANA

Sadiku: Kam probleme familjare, kërkova vetë të mos grumbullohesha

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Armando Sadiku u ka dhënë fund të gjitha hamendësimeve që lindën pasi emri i tij nuk ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e muajit tetor.

Edhe pse trajneri shpjegoi se për lojtarin ishte vendosur në minutën e fundit që të mos ishte pas disa bisedash të njëpasnjëshme telefonike për “një situatë shumë të veçantë familjare”, hipoteza nga më të ndryshme dolën në qarkullim.

Vetëm futbollisti luajti gjatë këtyre ditëve të grumbullimit në dy ndeshje radhazi me fanellën e Levantes dhe shumëkush dyshoi edhe më shumë se mos kishte një krisje mes tij dhe teknikut italian.

Por, vetë Sadiku në një konferencë për shtyp sot në Spanjë, ka shpjeguar edhe çështjen e mosgrumbullimit të tij me Shqipërinë.

FIDANISHTJA

“Unë isha i ftuar nga trajneri, por para ndeshjes me Saragozën, kisha një problem familjar shumë serioz dhe kjo është arsyeja pse nuk luajta në atë sfidë. Kjo është arsyeja se pse unë fola edhe me trajnerin e kombëtares”, shpjegoi Sadiku para gazetarëve duke bërë të qartë se vazhdonte të ishte pjesë e planit të teknikut Reja por këtë radhë kishte kërkuar mirëkuptim që të mos ishte i pranishëm.

Sadiku foli edhe për situatën e skuadrës së Malagas, që është shumë larg pritshmërisë, por edhe për rendimentin e tij personal në këtë klub të cilit iu bashkua në ditën e fundit të merkatos së verës.

“Dua të bëj më shumë, nuk jam i kënaqur me rendimentin tim, por e gjitha skuadra po kalon një periudhë negative. Megjithatë, kam ardhur këtu që të shënoj sa më shumë gola. Edhe me Kadiz kisha 2-3 raste, ndonëse jo shumë të pastra. Ky është futbolli, jo çdo gjuajtje hyn në portë. Shpesh gabojnë edhe lojtarët që janë në maksimumin e tyre, duhet të punojmë më shumë që të përmirësohemi”, tha Sadiku i cili ka shënuar 2 gola me fanellën e Malagas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.