ARKATANA

Sadiku: Janë edhe pesë ndeshje, mund të zëmë së paku vendin e dytë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndeshja e radhës e Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror do të jetë përballë Italisë që organizatorët si për të vështirësuar vajtjen e tifozëve shqiptarë, kanë zgjedhur Palermon si vendin për të zhvilluar këtë ndeshje.

Sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku, shpreson se Kombëtarja shqiptare mund të sigurojë pjesëmarrjen në ‘Rusia 2018’, përkundër se nuk gjendet në pozitë të mirë.

“Më ka ardhur shumë keq që luhet në Palermo. Besoj se do të jenë të pranishëm edhe në Palermo, akoma edhe më të shumtë. Ne jemi një popull që kemi mendësi sa do më e madhe të jetë vështirësia, aq më shumë luftojmë për ta kapur. Kështu që besoj që edhe atje do jenë të shumtë shqiptarët”, është shprehur Sadiku në një intervistë për Top Channel.

Fundamenti

“Pas ndeshjes me Izraelin shumë njerëz i kanë humbur shpresat, por unë nuk e shikoj kështu. Kemi edhe pesë ndeshje për të luajtur”.

“E shoh gjithmonë pozitiv, ne mund të marrim fitore apo barazim kundër Italisë. Mund të fitojmë ndaj Izraelit. Mendoj se duhet të përqendrohemi akoma edhe më shumë tek çdo ndeshje”.

“Pastaj ishalla me ndihmën e fatit dhe Zotit të marrim rezultate pozitive. Unë besoj se të paktën mund ta arrijmë vendin e dytë”, ka shtuar sulmuesi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.