United Hospital

Sadiku: Jam i lumtur që te kombëtarja kam lojtar si Roshi e Grezda

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, foli pas dy golave ndaj Turqisë se sa bukur funksionon me Odise Roshin.

Ai asistoi edhe te goli i tretë i shënuar nga Eros Grezda, për të cilin nuk mungoi lëvdata në fund.

“Në lojë hyj me besim për të shënuar dhe ndjej që mund të shënoj gol. Kur futem në fushë e përgatis ndeshjen sipas mënyrës time. Kam besim se do të shënoj gjithmonë. Është normale për një sulmues”, u shpreh Sadiku.

ARKATANA

“Mes meje dhe Odise Roshit funksionon. Me Roshin kam një miqësi të mirë, si brenda dhe jashtë fushe. Ia dimë kualitetin njëri-tjetrit”.

“Roshi ka një veti që është i shpejtë dhe kërkon të driblojë mbrojtësin e tij. Unë ia di lojën dhe i shkoj pas tij e mbrojtësve, që të marr mundësinë për të shënuar gol, sepse Odiseja po dribloi do të më kërkojë mua të më japë topin”.

“Jam shumë i lumtur që në ekipin kombëtar kam lojtarë si Roshi e Grezda, që mund të më japin topa, që unë t’i kthej në gol”, përfundoi Sadiku. /SE/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.