Sadiku, golashënuesi më i mirë i Luganos

Ai vijon të jetë golashënuesi më i mirë duke kaluar kuotën e 16 golave.Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku ka shënuar sërish për ekipin e tij në Zvicër, Luganon. Ai vijon të jetë golashënuesi më i mirë duke kaluar kuotën e 16 golave. Sadiku pretendon të shpallet golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë.
Ka qenë pikërisht Sadiku që ka hapur serinë e golave në ndeshjen Arau-Lugano, ku elbasanasi ka shënuar në minutën e 26-të me anë të një 11-metërshi dhe ka kaluar në avantazh skuadrën e tij. Më pas Arau ka barazuar dhe madje ka përmbysur.
Sërish ishte Sadiku që shënon po me penallti, duke barazuar përkohësisht, sepse vendësit e Araus shënojnë sërish dhe fitojnë takimin. Megjithatë ekipi i Luganos është në mesin e renditjes dhe nuk rrezikon të bjerë nga kategoria.
Sadiku v në fund të sezonit pritet të ketë më shumë oferta se çdo lojtar tjetër i Kombëtares Shqiptare ngase i mbaron kontrata dhe është në formë të mirë .