Sadiku fiton “Këpuca e artë” e Ligës së dytë zvicerane

Lugano – Armando Sadiku nderohet me Topin e Artë në Zvicër, nga liga ku ai bën pjesë. Pas mbylljes së vitit kalendarik janë ndarë çmimet për lojtarët dhe trajnerët më të mirë.
Armando Sadiku është Topi i Artë i këtij viti, ndërsa trajneri më i mirë është zgjedhur Francesco Moriero. Përzgjedhja është bërë nga paraqitjet e bëra në Challenge League, ku lojtari duhet të ketë luajtur më tepër se 10 ndeshje si dhe janë përfshirë edhe ndeshjet e kupës gjatë këtij viti.
Sadiku gjatë këtij viti ka luajtur me dy ekipe, Locarnon, për të cilën shënoi 9 gola dhe me Luganon, ekipin aktual për të cilin ka shënuar plot 11 gola.
Sadiku është konsideruar një “vrasës” i lindur dhe e ka merituar me të drejtë këtë çmim.